Mitrovica ditë zie - (7 Shkurt 2000)

RTV KLAN 2019-12-12

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mitrovica sot është në ditë zie të shpallur nga autoritetet shqiptare. Flamujt janë në gjysmë shtizë dhe në gjithë zonën jugore të qytetit. Mbrëm mëse 10 mijë qytetar parakaluan nëpër rrugët dhe sheshet e jugut të qytetit për tju bërë homazh 9 shqiptarëve të vrarë nga serbët në veriun e ndarë që nga qershori i vitit të kaluar. Sot mbahet ceremonia mortore për 9 të vrarët. Mbrëm u njoftua se ndalim qarkullimi do të vazhdoj edhe për 15 ditë të tjera, por ky ndalim nuk i ka ndalur sulmet e serbëve gjatë natës.

Nga veriu i Mitrovicës tashmë janë dëbuar 80% e shqiptarëve. Ndërsa sot në mëngjes u njoftua se serbët vazhdojnë të hyjnë me dhunë edhe në shtëpitë e atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur aty.

Administratori i OKB-së Bernard Kushner, që ka arritur mbrëm në Mitrovicë, deklaroi se bashkësia ndërkombëtare është e shokuar nga seria e incidenteve që kanë përfshirë Mitrovicën ditët e fundit. Incidentet janë vepër e qarqeve ekstremiste, që nuk dëshirojnë normalizimin e gjendjes në Kosove theksoi Kushner.

Ndërsa shefi i trupave mbrojtëse të kosovës gjenerali Agim Çeku, akuzoi drejtpërdrejtë Beogradin për zhvillimet e fundit në Mitrovicë, duke theksuar se pushteti serb është i interesuar që në Kosovë të mos ketë paqe dhe qetësi.

Në pjesën veriore të Mitrovicës shumë serb dalin në rrugë edhe gjatë kohës së ndalim qarkullimit. Ata këndojnë dhe festojnë për krimet e kryera kundër shqiptarëve dhe bëjnë thirrje për luftë kundër shqiptarëve./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form