Report TV - Meta: Situata e tërmetit duhet të jetë një moment reflektimi

Report TV 2019-12-18

Views 0

Presidenti Ilir Meta duke folur në tryezën e Këshillit Koordinues të Diasporës ka bërë thirrje Diasporës që të kontribuojë ashtu siç bëri në ditët e para të tërmetit. Sipas Metës situata e tërmetit duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë.

Në fund Meta ka shtuar se duhet bërë çdo përpjekje që shqiptarët të jenë krenar për identitetin e tyre.

" Uroj që ky takim të vijojë më zgjidhjen e probleme të diasporës në momente kyç e të historisë diaspora ka dhene ndihmën e saj tashëm diaspora shqip në një etapë të re. Remitancat kanë dhënë ndihmë për ekonominë shqiptare. Të bashkëpunojmë shumë për të zgjidhur problemet e Diasporës.

Kjo fatkeqësi të shërbejë si moment reflektimi. Të bëjmë çdo përpjekje qe cdo shqiptar të jetë krenar për origjinën e vet.

"Shqiptarët janë gjetur gjithmonë pranë njëri tjetrit në ditë të vështira. Falenderoj diasporën për solidaritetin e treguar për të prekurit nga tërmetin. Besoj se ky solidaritet do të vazhdojë deri në shërimin e plotë të kësaj fatkeqësie. Duhe të bëjmë cdo përpjekje që shqiptarët të jenë krenar për identitetin e tyre shqiptar." tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form