Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas dëmtimeve që pësoi godina e gjykatës nga tërmeti i 26 nëntorit. Selia e gjykatës pas dëmeve të tërmetit është transferuar përkohësisht në ndërtesën e Prokurorisë pranë kësaj gjykate, në ambientet e vëna në dispozicion prej saj.
Në kushtet e ambienteve të kufizuara për ushtrimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, Këshilli i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë do të përcaktojë kategoritë e çështjeve gjyqësore për të cilat veprimtaria gjyqësore e kësaj gjykate rifillon menjëherë, duke vlerësuar dhe përcaktuar në vijimësi, sipas rastit dhe mundësisë, edhe çdo kategori tjetër çështjesh për të cilat veprimtaria e gjykatës rifillon