Basha me banorët e Hamallajt - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryedemokrati Lulzim Basha këtë të hënë ka vizituar disa nfa fshatrat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Basha ka rakuar dhe parë nga afër banorët e fshatit Hammallaj, të cilët sipas tij janë lënë në harresë.Lideri i opozitës është shprehur se është i papranueshëm fakti se një pjesë e banorëve të prekur nga tërmeti akoma janë në mëshirë të fatit.?Kjo është kriminale. Tani nuk ka më asnjë justifikim. U bë një muaj kjo gjendje. Kanë 150 milion dollarë që i marrin 10 veta dhe kanë lënë dhjetra mijëra familje si ju. Nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Propoganda as ju ngroh as ju ushqen, as ju shëron, as i çon fëmijët në shkollë.?Në Manzë, një kryefamiljar dëshmoi se Bashkia e Durrësit dhe njësia administrative po bëjnë ndarje politike në dhënien e ndihmave, duke përjashtuar ata që nuk kanë marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit.Nga ana tjetër Basha në fjalën e tij i ka siguruar qytetarët se nga braktisja shtetërore, opozita do të jetë zëri i tyre për çdo padrejtësi.?Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë. E para, për t?ju qëndruar afër. E dyta, për të mos e lejuar tërmetin të përdoret si një alibi për një tjetër megatermet hajdutërie. E ka shteti për detyrë t?ju ndihmojë. E ka për detyrë dhe i ka të gjithë mundësitë. Ia kemi thënë prej ditës së parë: hiqu 150 milionë dollarë oligarkëve, vlerëso dëmin, jepu paratë në dorë njerëzve që jetojnë në zonat rurale, pezullo faturat e energjisë dhe të ujit derisa të kalojë gjendja e jashtëzakonshme. Gjendje të jashtëzakonshme pa bërë këto, por me propaganda, për të mbushur xhepat hajdutët e qeverisë, për të vjedhur mbi rrënojat e tërmetit, kjo është skandaloze, kjo është kriminale. Vetëm me llafe, vetëm me propaganda, nuk pret as shëndeti i fëmijëve, as shëndeti juaj për propagandën.?

Share This Video


Download

  
Report form