Në mesin e tensioneve mes Teheranit dhe Washingtonit, Kina, Irani dhe Rusia bëhen bashkë për të treguar forcën përmes një stërvitjeje detare, të parashikuar të zhvillohet në oqeanin Indian dhe gjirin e Omanit në datat 27 deri më 30 dhjetor.
Kina do të nisë për këto manovra raketën ?Xining? , siç pohoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze Wu Qian, pa dhënë megjithatë detaje të mëtejshme se sa është numri në total i personelit ushtarak apo anijeve që do të jenë pjesë e një nisme të tillë. Në Teheran zëdhënësi i forcave të armatosura Aboldazl Shekarchi tha se stërvitja do të ?stabilizojë sigurinë? në rajon.
Qëllimi sipas tij është të forcohet i ?sigurisë së tregtisë ndërkombëtare në rajon? si dhe ?lufta ndaj terrorizmit e piraterisë?. Lajmi i stërvitjes së përbashkët vjen në një kohë tensionesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Uashingtoni ka propozuar një mision detar të udhëhequr nga SHBA-ja në Gjirin Persik, që pason një numër sulmesh në këtë rajon, për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë fajësuar Iranin. Por Teherani i ka mohuar akuzat. Fërkimet mes dy vendeve janë rritur që kur Presidenti Donald Trump mori vendim t`i tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, në maj të 2018-s si dhe pas vendosjes së sanksioneve, që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e republikës islamike.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel