Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të shumta

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 0

Sistemi shëndetësor në Kosovë po vazhdon të përballet me probleme të shumta, duke nisur nga mungesa e ilaçeve, aparaturave apo dhe ajo e shërbimit në spitalet e vendit.


?Pacientët po përballen me lista të gjatë të pritjes për trajtim,..pa ndryshim të formës së financimit të shëndetësisë nuk presin që gjërat të ndryshojnë.Përkundër investimeve që janë bërë në disa klinika të QKUK-së, ku përveç renovimeve të hapësirave është bërë edhe investimi në aparaturë, mbeten ende mbetet larg standardit të dëshirueshëm?, shprehet Besim Kodra.

Sipas kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, problem mbeten edhe mangësitë në infrastrukturën ligjore..

?Kanë synuar të bëjnë plotësim ndryshimin e ligjit të shëndetësisë dhe ligjin mbi sigurimet shëndetësore, por që nuk kanë arritur?, shton më tej ai.

Megjithatë, përsa i takon investimeve që janë bërë në disa klinika të QKUK-së, Syla thotë se punëtorëve shëndetësor u është mundësuar të ofrojnë shërbime më cilësore, e në këtë rast, pacientët janë përfituesit më të mëdhenj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form