#tvora #rtvoranews
Vera dhe temperaturat e nxehta të saj nuk arritën të zhduknin koronavirusin siç edhe shumë patën pretenduar por edhe besuar.
Por ulja e temperaturave me ardhjen vjeshtës e më pas dimrit ngre më tej nivelin e alarmit për përkeqësim të gjendjes për shkak të edhe të virozave stinore që qarkullojnë.
Allkja: Përveç hapjes së shkollave fillon stina e ftohtë. Vjeshta dhe akoma i ftohtë dimri, ku viruset bëhen më patogjenë, janë më të aftë për të shkaktuar sëmundje se në stinën e ngrohtë. Përveç virusit Covid-19 në ajër qarkullojnë dhe do të qarkullojnë mijëra shtamesh virusesh të tjera që janë të aftë të shkaktojnë të njëjtën klinikë, si rrufë, kollë, djegie fyti, temperaturë që mund të shkaktojë konfuzion si te njerëzit ashtu edhe te stafet mjekësore që janë të pakët dhe jo të trajnuar si duhet.
Ilir Allkja, mjek i Urgjencës, në një intervistë për Ora News thotë se sistemi shëndetësor në vend ka shumë mangësi.
Allkja: Të mos mburremi kot, kemi mangësira në spitale. Senatoriumi është një ndërtesë që ka filluar të ndërtohet në 1926. Kemi mangësira dhe kjo nuk është turp. Jemi për të qarë hallin por gjithësesi mjekët dhe inferemirët janë të angazhuar.
Mjeku u ndal edhe te situata e rëndë psikologjike që kalojnë pacientët me Covid të shtruar në spitale.
Allkja: Këto të sëmurë vuajnë nga çrregullimet të humorit, janë në ankth për jetën e tyre, ecurinë dhe përfundimin e sëmundjes. Të sëmurët që janë të hospitalizuar, shumica e dhomave të spitaleve tona janë me nga 2-3 shtretër. Keni parasysh një të sëmurë ku shoku i dhomës së tij shkon për terapi intensive, për frymëmarrje të drejtuar, apo ndonjë rast fatal vdes, përjeton një makth të madh në psiqikën e tij. Janë të sëmurë që kanë nevojë dhe për suport, mbështetje psikolgjike që mesa duket cedon në spitalet tona.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sistemi-shendetesor-perballe-covid-mjeku-allkja-te-mos-mburremi-kot-jemi-per-te-qare-hallin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv