Polici i vrarë në Tiranë - (25 Mars 2000)

RTV KLAN 2020-01-06

Views 3

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Hajrulla Aliu 43-vjeç është viktima e fundit nga të shumtit e policisë shqiptare. Ai ka mbetur i vrarë në orët e para të ditës së sotme në derën e spitalit Ushtarak në Tiranë nga plumbi i një kolegu të tij. Një grindje banale mes njerëzish të armatosur dhe me uniformë, por që shkaktoj tragjedi për familjen Aliu me tre fëmijë dhe pa shtëpi.

Hajrullai polic në repartin e Laprakës ishte në detyrë në patrullën e sigurimit të rendit. Pasi janë dëgjuar të shtëna në afërsi të spitalit Ushtarak, patrulla është nisur menjëherë për në vendngjarje. Një polic i rendit grindej me policët ushtarak që ruajn spitalin madje qëllonte edhe në ajër. Polici Hajrulla Aliu ka ndërhyr për të qetësuar gjendjen por plumbat kanë përshkruar trupin e tij. Sot të afërmit dhe kolegët i kanë dhënë Hajrullait lamtumirën e fundit.

Njerëzit që përballen çdo ditë me krimin dhe që të gjithë presin prej tyre kanë edhe momente dobësie. Shumë prej tyre derdhin lotë për kolegun e vrarë. Jo vetëm lufta kundër krimit por edhe rritja e profesionalizmit të tyre do të bëj që ndoshta të ketë më pak lot dhe më pak fëmijë jetim të policëve të vrarë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Share This Video


Download

  
Report form