TIRANE - Diplomacia shqiptare do të përballet me një sfidë të rëndësishme, drejtimi i OSBE për një periudhë 1 vjecare. Zv. Ministri i Punëve të Jashtme Etjen Xhafaj në një intervistë për Report Tv shpreh nevojën e një bashkëpunimi me opozitën shqiptare, pasi sipas tij do të jetë në interesin të kombit shqiptar. Sulmet e opozitës ndaj përfaqësuesve të OSBE/ODHIR, Xhafaj i quan të papranueshme.
?Kemi pasur sulm të paprecedentë kundër ambasadorit specifik sepse nuk thonin gjërat që dëshironte opozita dhe kemi pasur radikalizim të qëndrimit jo vetëm ndaj ambasadorit të OSBE dhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate, por edhe ndaj ambasadorëve të tjerë që përfaqësojnë vende të tjera. Kjo është diçka e papranueshme për diplomacinë. Nuk ka qenë e pranueshme as para 500 vjetësh. Sigurisht kjo nuk është një e mirë që na shtohet. Por ne jemi të gjithë koshient se për çështje të mëdha të vendit dhe që kanë një rëndësi të madhe për peshën që i japin vendit dhe qytetarëve, që nga i gjithë procesi i hapjes së negociatave apo kryesimit të OSBE, është shumë e rëndësishme që të kemi një bashkim, një unifikim në favor të interesit kombëtar?, tha zv. Ministri.