Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Mëngjesin e sotëm Edi Rama ka mbërritur në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger.
Edi Rama e ka konsideruar këtë një moment historik për Shqipërinë. Kryeministri ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale edhe momentin e takimit me Greminger dhe bisedën.
"Është një ditë shumë e rëndësishme. Jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Këtu kemi një ekip shumë të mirë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme" tha Rama. Ndërsa Greminger shprehu bindjen se gjithcka do të shkojë shumë mirë. Rama e falenderoi Greminger edhe për lulet që i kishin vendosur në qendër të tryezës së zyrës së tij. ?Faleminderit për lulet, janë fantastike?.
18 nga punonjësit në zyrën e OSBE-së janë shqiptarë ose 60% dhe 12 janë të huaj ose 40% e stafit prej të cilëve 2 italianë, 2 gjermanë, 2 norvegjezë, një austriak, një zviceran, etj. Kryeministri, njëkohësisht dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Kryetar i OSBE-së Edi Rama, do t?i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë sot në Vjenë.
Kryeministri Rama ka bërë edhe fotografitë tradicionale familjare të nisjes së misionit të drejtimit të OSBE; me ambasadorët e misioneve të vendeve anëtare në Vjenë; me shefat e misioneve në terren; me ekipin shqiptaro-ndërkombëtar të misionit tonë.