Report TV -Kryesimi i OSBE-së, Rama zbulon objektivat e Shqipërisë

Report TV 2020-01-06

Views 0

"Marrja e kryesisë së radhës së OSBE-së është vërtet një moment historik për Shqipërinë duke qenë një vend nën regjimin mizor komunist që kundërshtoi Aktin Final të Helsinkit dhe ne ndihemi të nderuar të udhëheqim këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë të rëndësishëm, deklaroi kryeministri njëkohësisht dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama në marrjen e postit të Kryetarit në Detyrë të organizatës rajonale të sigurisë", shkruhej në faqen zyrtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.

?Vizioni ynë për kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 udhëhiqet nga tre objektiva të rëndësishme, përqendrimi në baza duke zbatuar së bashku dhe me mirëbesim, tërësinë e angazhimeve tona politike, ndryshime në terren, qoftë këto në parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, monitorimit të zgjedhjeve ose mbështetjen e reformave, apo përmirësimit të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve tanë dhe duke vazhduar forcimin e dialogut të frymëzuar nga 30 vjetori i Marrëveshjes së Parisit?, deklaroi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form