Ora News - Vlorë, dy persona plagosen me armë zjarri, njëri sapo kishte dalë nga burgu

Ora News Lajme 2020-01-18

Views 2

#rtvora #oranews
Dy persona janë plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kushtrim" të Vlorës rreth orës 18:20.

Personat kanë qenë brenda një lokali, pranë rrugës Transballkanike, ndërsa mësohet se janë qëlluar nga një automjet.

"Atentatori ose atentatorët kanë ardhur nga rruga Transballkanike me një automjet, janë ndalur përpara lokalit, kanë qëndruar për pak minuta dhe me pas kane goditur me breshëri ne drejtim te dy personave", raporton gazetari.

Gazetari i Ora News, Edi Ruci thotë se të plagosurit janë të moshës 23 dhe 45 vjeç dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Sipas informacioneve, njëri është identifikuar si Roland Cepaj, ndërsa tjetër i njohur me pseudonimin Niku pak ditë më parë kishte dalë nga burgu.

Policia ka ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk ka dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vlore-plagoset-nje-person-me-arme-zjarri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form