Zall-Bastari tashmë është me rrugë të re! Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se rruga e re dhe rruga e Arbrit, që po ndërtohet nga qeveria, krijojnë një perspektivë të re per Zall-Bastarin.
Banorët e kësaj njësie tani mund t?i sjellin më shpejt produktet e tyre të zonës në tregjet e kryeqytetit. Por, një transformim të thellë ka pësuar edhe e qendra administrative.