Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk beson se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina do të mbijetojë dhe shtoi se një pjesë e këtij problemi do të zgjidhet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
?Besoj se (taksa) është e paqëndrueshme dhe se, me formimin e qeverisë në Prishtinë, një pjesë e problemit do të zgjidhet. Kushdo që e formon qeverinë? Është e qartë se pa Listën Serbe ajo nuk do të bëhet dhe heqja e taksës do të jetë një nga kërkesat kryesore të Listës Serbe?, tha Vuçiq, duke iu referuar subjektit politik të serbëve të Kosovës. Vuçiq i bëri komentet në Davos të Zvicrës, ku po i zhvillon punimet Forumi Ekonomik Botëror.
Autoritetet e Kosovës u kanë vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja në fund të vitit 2018. Me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi.
Si pasojë e saj është ndërprerë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq po ashtu tha se nuk ka pasur ?takim të afërt? me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Davos, por se të dy ata morën pjesë në një tubim joformal.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vuçiç #TopChannel