Report TV - Dyshime për pasuri të paligjshme/ Ja formulari që OFL i dërgoi Lulzim Berishës

Report TV 2020-02-05

Views 0

TIRANË - Një ditë pasi mori me shkrim kërkesën për të deklaruar së bashku me burimet pasurinë e tij, Lulzim Berisha i ka dorëzuar Operacionit Forca e Ligjit formularin e vetëdeklarimit. Ai kishte 48 orë afat për ta dorëzuar formularin, por e ka bërë këtë brenda 24 orëve.

Tashmë, bashkë me formularin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme mbi të cilat OFL ka ngritur dyshime për pasuri të pajustifikuar të Lulzim Berishës, Operaciaoni Forca e Ligjit do t'ia dorëzojë SPAK-ut, ku brenda 15 ditëve duhet të shqyrtojë kërkesën dhe t'ia dërgojë gjykatës, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendim nëse duhet dhënë ose masë sekuestroje për pasuritë e Lulzim Berishës, ,ish-kreu i bandës së Durrësit. Sipas aktit normativ Anti-KÇK, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin ose jo përfundimtar të tyre.

Për Lulzim Berishën, struktura e OFL-së thotë se në 2016 u dënua me burgim përjetë për disa vepra penale, grup të strukturuar, trafik droge dhe pastrim parash, por në 2016 Apeli i Durrësit e liroi me kusht

Sipas aktit normativ, në vetëdeklarim, Lulzim Berisha duhet të ketë shprehur: burimet e ligjshme të sigurimit të pasurive; shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesit të ligjshëm që gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi;  sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin e të ardhurave në rast shitblerjeje); përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronarë ose është në përdorim të të tretëve apo këta përfitojnë prej saj nënjë mënyrë tjetër; të ardhurat e ligjshme vjetore; çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë.

Share This Video


Download

  
Report form