Ora News - Kuvendi ankimon vendimin e Gjyaktës së Tiranës për pushimin e çështjes CEZ

Ora News Lajme 2020-02-07

Views 0

#rtvora #oranews

Kuvendi ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin për pushimin e çështjes CEZ, vendim i marrë nga Gjykata e Tiranës pak ditë më parë.

Kuvendi, përfaqësuar nga deputeti Taulant Balla i kërkon Gjykatës së Apelit të vendosë kthimin e çështjes në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të kryer veprimet hetimore, të cilat janë të domosdoshme për të arritur në një konkluzion ligjor dhe objektiv në lidhje me veprat penale, të kallëzuara nga Kuvendi, dhe autorët e tyre.

Taulant Balla: ??Ju njoftoj se në cilësinë e përfaqësuesit të kuvendit, kemi paraqitur pranë Gjykates së Apelit kërkesën për të rishikuar çështjen. Gjykata mund të ketë berë një dezertacion për shpjegimin e termave dhe veprave penale por nuk nuk ka analizuar faktet. Dua ta sqaroj opinionin publik se dosja CEZ është ndër më të rëndësishmet dhe më të zezat në historinë e korrupsionit në Shqipëri. Privazitimi i OSSH ka qenë objekt i komisionit hetimor ne vlerësimin tonë është bërë në kundërshtim të plotë me ligjin.??

Sipas Ballës, Kuvendi arsyeton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka kryer veprimet e domosdoshme hetimore para se të merrte vendim për pushimin e çështjes.

Komisioni Hetimor i Kuvendit nga shqyrtimi i dokumentacionit që lidhet me privatizimin, shitjen e 76% të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes OSHE sh.a ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s-së, ka arritur në përfundimin se një sërë zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona që ushtronin funksionet më të larta publike me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundërligjshme me një dëm në shumën 57,931,041,292 lekë, ose 414 milion Euro.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kuvendi-ankimon-vendimine-gjyaktes-se-tiranes-pushimin-e-ceshtjes-cez

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form