A1 Report - Gjykata e Tiranës rrëzon Gjikën kërkoi pushimin e çështjes

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, për pushimin e çështjes së ngritur ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Vlorës.

Vendimi është marrë një javë pasi Gjika kishte dorëzuar në gjykatë këtë kërkesë. Gjika akuzohet për shërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas kryebashkiakut të Vlorës, gjykata duhej të pushonte çështjen pasi kanë kaluar të gjitha afatet e hetimit dhe ato të gjykimit.

Por nuk kanë qenë të kësaj mendjeje gjyqtari Arben Micko. Ditën e sotme ai ka vendosur që procesi ndaj Shpëtim Gjikës bashkë me personat e tjerë të vazhdojnë normalisht.

Në fund gjyqtari Arben Micko ka vendosur që seanca tjetër të bëhet ditën e hënë në datën 17 mars 2014.

Sipas avokatëve mbrojtës të Gjikës, i pavlefshëm është dhe akti i ekspertimit që prokuroria ka kryer për dy pallatet pa lejë në Vlorë. Për pasojë,sipas avokatëve gjatë veprimeve hetimore ka shkelur dhe të drejtat e njeriut.

"Disa nga momentet më evidente ku këto të drejta dhe garanci janë shkelur në mënyrë flagrante, berja e aktit te ekspertimit topografik në kundërshtim flagrant me parashikimet e nenit 179/2 të K.Pr.Penale, si dhe shume shkelje të tjera.

Në vështrim të parashikimeve të nenit 128 të K.Pr.Penale çdo veprim i kryer tej këtij afati, është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk mundet kurrsesi të behet i vlefshëm"-thuhet në kërkesën e bërë nga mbrojtja një javë më parë.

Kreu i bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, i pandehur me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare deklaron se procesi gjyqësor ndaj tij është i montuar thjesht për qëllime politike dhe kërkon pushimin e çështjes.

Avokati mbrojtës i Gjikës, Ardian Leka kërkoi nga gjykata të pushojë çështjen me argumentin se prokuroria ka shkelur afatet e hetimeve. "Sot jam prapë në seancë për gjykim. Do të quhet çdo të hënë me Shpëtim Gjikën".

Share This Video


Download

  
Report form