Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kritikoi politikën egoiste të Uashingtonit, Pekinit e Moskës e theksoi rëndësinë e multilateralizmit.
?Secili vend duhet të shohë veten e të vendosë interesat e tij mbi gjithë të tjerët?, kjo është deviza e presidentit amerikane, Donald Trump, tha Steinmeier në një fjalim në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Presidenti gjerman megjithatë e vlerësoi bashkëpunimin transatlantik. Ky duhet ruajtur, tha Steinmeier, i cili hapi zyrtarisht Konferencën e 56-të të Sigurisë në Mynih nën drejtimin e diplomatit të njohur, Wolfgang Ischinger. Kjo konferencë shihet si forum i rëndësishëm i politikës së sigurisë, ku deri të dielën diskutojnë e zhvillojnë takime rreth 40 krerë shtetesh e qeverish.
Por Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo nuk i pranoi kritikat për tërheqjen amerikane nga skena globale. Ai tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se ?jam i lumtur të them, se vdekja e aleancës transatlantike është tejet e ekzagjeruar?. Perëndimi është duke fituar, dhe ne po fitojmë së bashku, tha ai.
Steinmeier akuzoi dhe Rusinë, se ?pa respektuar të drejtën ndërkombëtare? e aneksoi Krimenë. Ndërsa Kina, sipas tij, përmes fuqizimit të saj është bërë një aktor i rëndësishëm në institucionet ndërkombëtare. ?Në të njëjtën kohë ky vend e pranon të drejtën ndërkombëtare vetëm në mënyrë selektive, aty ku bie ndesh me interesat e veta?, kritikoi presidenti gjerman. Veprimi i Kinës në Detin Jugor Kinez i shqetëson fqinjët në rajon. ?Kurse mënyra e veprimit kundër pakicave në vend na shqetëson të gjithëve?, tha Steinmeier duke pasur parasysh këtu burgosjet masive të ujgurëve.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#Frank-WalterSteinmeier##TopChannel