TIRANE-Ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë në Shqipëri Yuri Kim dhe Peter Zingraf vijojnë që të jenë mjaft aktive në ditët e fundit për të bërë të mundur gjetjen e konsensusit politik dhe rikthimin e palëve në tryezën e Reformës Zgjedhore.
Paraditen e sotme, teksa kreu i shtetit ishte në takim me opozitën te Pallati i Brigadave, dy ambasadorët kanë zbarkuar në Presidencë duke zhvilluar një takim me këshilltarët e Ilir Metës.Pasditen e djeshme Kim dhe Zingraf ishin në Kryeministri ku diskutuan rreth krizës politike.