Masakroi me thikë gruan, shpërthejnë protestat në Meksikë

Top Channel Albania 2020-02-15

Views 3

Me qindra vetë kanë protestuar në Mexico City kundër vrasjes së një vajze të re. Ingrid Escamilla, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me thikë nga burri me të cilin jetonte.


Pasi e vrau, ai gjymtoi trupin e saj, i rropi lëkurën e i hoqi një pjesë të organeve në përpjekje për të fshehur provat. Mjekët ligjorë nxorën disa imazhe të kufomës, ndërsa një gazetë lokale u kritikua ashpër për publikimin e fotove të tmerrshme në faqen e saj të parë. Vrasja e grave është në rritje në Meksikë. Autoritetet po hetojnë rreth 700 raste, por aktivistët thonë se numri i femrave të vrara është shumë më i madhe se kaq.

Protestuesit, pjesa dërrmuese e të cilëve gra, mbanin ne duar pankarta ku kërkohej ?gazetari e përgjegjshme? dhe përsërisnin sloganin: ?Asnjë vdekje më shumë?.

Grupi u mblodh fillimisht para Pallatit Kombëtar, ku jeton presidenti Andrés Manuel López Obrador me familjen e tij. 46 vjecari që akuzohet për vrasjen e Ingridit u gjet në shtëpinë e tyre i mbuluar nga gjaku. Burri tha se e kishte qëlluar në gjaknxehtësi e sipër pas një sherri te nisur nga akuzat e saj se ai pinte shumë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IngridEscamilla#Mexico#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form