http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Albin Kurti ka mohuar prishjen e marrdhënieve me Uashingtonin pas reagimeve mbi nënshkrimin e marrëveshjeve në Mynih mes Prishtinës dhe Beogradit. Në një intervistë për radion Evropa e lirë, kryeministri i Kosovës ka qartësuar se vendimet për lëvizjen e lirë mes dy vendeve janë marrë nga qeveria Haradinaj.ALBIN KURTIKRYEMINISTER I KOSOVES?Unë po tregohem i rezervuar sepse nuk kam marrë pjesë në negociata për keto marreveshje. Natyrisht ne na duhet lidhje, infrastrukturë më e mirë, autostrada dhe hekurudha. Po rata që nënshkruan këto marrëveshje nisën negociatat gjatë qeverisë së kaluar dhe faktikisht i përmbyllën ato pa pjesëmarrjen tonë ndersa ne jemi në qeveri për më pak se dy javë?.Kryeministri gjithashtu ka bere të ditur se komunikimi me ambasadorin Richard Grenell vijon normalisht.?Më herët jam takuar me ambasadorin Grenell dy herë por këtë radhë kam qenë duke marrë pjesë në panel dhe ne nuk kemi pasur mundesi të takohemi. Mund të konfirmoj për komunikimin tonë të mirë dhe gjithçka duket në rregull?.Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell është shprehur optimist se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nisë së shpejti.JOSEPH BORRELLPERFAQESUES I LARTE I BE PER POLITIKEN E JASHTME ?Qeveria e Kosovës është formuar vetëm një javë më parë. Kosovarët nuk kanë pasur qeveri dhe nuk kanë mundur që të nisin bisedimet, por tani e kanë qeverinë dhe nuk ka zgjidhje tjetër përvec dialogut. Ne mund ti ndihmojmë, mund të krijomë stimuj, por nuk mund të marrim rolin as të serbëve e as të Kosovës. Është diçka që duhet të zgjidhet mes tyre?.Borrel bëri të ditur se BE do të emërojë një të dërguar të posaçëm i cili e njeh mirë rajonin. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ka nisur nw vitin 2011. Por bisedimet u ndërprenë, pasi qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.