Turqia: Organizata Feto, kercenim per Shqiperine

RTV KLAN 2020-02-17

Views 0

Në çdo vizitë që zhvillohet mes autoriteteve të larta turke me ato shqiptare, kryefjala vijon të mbeten gylenistët.

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Cavushoglu ka kërkuar publikisht në konferencën me homologun në detyrë, Genti Cakaj, që i drejtohej me vëllai Genti, të bëhet portë mbrojtëse për anëtarët e organizatës FETO që sipas tij përbëjnë kërcënim jo vetëm për Turqinë por dhe vendin tonë.

? FETO është një organizatë e kontrolluar nga shërbime sekrete të disa vendeve, dhe përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë por dhe Shqipërinë. Nuk kam shifra të sakta sa janë në Shqipëri, por kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n. Mendojmë se prania e FETO-s është një rrezik e kërcënim për sigurinë e të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të hedhim hapa për të ardhmen tonë, ia shpjegova mirë këtë vëllai Gentit, do ia shpjegoj edhe kryeministrit Rama?.

Vetë Cakaj u rezervua të bëjë komente për ketë çështje. Por u ndal tek nënshkrimi i 3 marrëveshjeve, një prej të cilave për njohjen e ndërsjellët të patentave të automjeteve. Ministri turk premtoi që përveç ndërtimit të 500 apartamenteve për të pastrehët e tërmetit të 26 Nëntorit, Turqia do të jap dhe një kontribut financiar gjatë Konferencës së donatorëve që do të mbahet në 17 Shkurt në Bruksel.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form