Skepticizem ne Serbi per dialogun me Kosoven

RTV KLAN 2020-02-17

Views 0

Serbët presin që bisedimet me Kosovën të vazhdojnë pa masat e reciprocitetit. Presidenti, Aleksandar Vuçiç, pret të vizitoj Berlinin për ide të reja për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, por për ta asnjë masë nuk është e pranueshme.

Analisti Millivoje Mihajlloviç, nuk është shumë i bindur që do të ketë bisedime serioze shumë shpejt. Tani do të jenë zgjedhjet serbë që do ta pengojnë procesin pasi duhet bërë shumë punë dhe askush nuk dëshiron të rrezikoj.

?Do të shohim disa takime të zyrtarëve të Serbisë dhe Kosovës me zyrtarët në BE, disa udhëtime të Grenell, Palmer dhe të dërguarit të BE-së, por nuk do të ketë takim në mes të dyja palëve që të ulën dhe flasin për problemet. Dyshoj se kjo mund të ndodh?.

Kurti, thotë Mihajlloviç, është paraqitur si figurë negative në shtypin serb. Por, zyrtarët e kanë kuptuar që ai është i zgjedhuri dhe qëndrimet e tij kanë lënë mundësi për zgjidhje, pavarësisht se nuk ka shenja konkrete në politikën e tij.

? Besoj se shumë në Serbi, por edhe në Kosovë nuk e kuptojnë çfarë do të thotë reciprociteti dhe çfarë sjellë kjo. E shoh që thuhet se bisedimet do të fillojnë dhe Kurti ka thënë që bisedimet janë zgjidhja e vetme dhe që nuk duhet humbur rasti për të arritur marrëveshje dhe kjo është një shenjë e mirë për Beogradin?.

Zgjedhja që qeverisë së re në Kosovë i la serbët me hamendje nëse do të jetë më e lehtë apo më e vështirë. Serbia ka shprehur gatishmëri për bisedime, por njëkohësisht edhe pesimizëm për rezultatin final.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form