Gjykata refuzon SPAK/ Dosja e terroristëve, nuk pranohet mbyllja e hetimit

Top Channel Albania 2020-02-17

Views 1

SPAK përplaset me Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.


Shkak është bërë kërkesa e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj një rrjeti ekstremistësh në Ballkan që sipas informacioneve të shërbimeve sekrete, po krijonin infrastrukturën të kryenin veprime terroriste në stadiumin ?Loro Borici?. Ishin pikërisht këto informacione që zhvendosën zhvillimin e ndeshjes nga qyteti I Shkodrës në Elbasan. Vendimi urdhërues për SPAK u shpall nga gjyqtari Ardit Mustafa.

Shtetasit Ergys Faslia, Xhezair Fishti, Medat Hasani dhe Bekim Protopapa të dyshuar se po përgatiteshin të kryenin sulme terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael, do të vazhdojnë të hetohen nga SPAK. Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni urdhëroi vazhdimin e hetimeve ndaj tyre.

Të katër të dyshuarit u liruan gati një vit më parë për shkak të përfundimit të afateve. Ndërkohë që në Kosovë nëntë persona të arrestuar, në të njëjtën kohë me aksion anti-terror u shpallën fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pikërisht për të njëjtat dyshime.

Sipas Gjykatës Themelore, disa nga të hetuarit atje kanë patur lidhje me Lavdrim Muhaxherin, i vrarë më pas gjatë luftimeve në Siri dhe I konsideruar si një protagonist në organizatën terroriste ISIS. Pikërisht, ky shtetas mendohet t?u ketë dhënë udhëzime të implikuarëve për të kryer sulme terroriste.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spak#Gjykata#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form