Pikëpyetjet e hetimit të SPAK, në 11 ditë u vendos sekuestrimi i 26 pasurive dhe dy televizioneve

Ora News Lajme 2020-11-05

Views 10

#tvora #rtvoranews

Një ditë pas rrethimit të RTV Ora dhe Ora News me forca speciale të policisë të maskuar dhe të armatosur, janë zbardhur detaje të reja nga hetimi i SPAK që u finalizua me vendimin e gjykatës për sekuestrimin e dy mediave.

Procedimi pasuror siç e pranon edhe vetë SPAK, ka nisur në datën 21 korrik, dhe 11 ditë më vonë, në datën 1 gusht, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 26 pasurive ku bëjnë pjesë edhe dy televizionet.

Në një hark kohor prej vetëm pak ditësh, SPAK ka arritur në përfundimin se pronat ku përfshihen edhe mediat, duhen sekuestruar. Harku kohor i epidoseve për të cilat flet SPAK, nis në vitin 1998 dhe vazhdon deri 22 vite më vonë deri në datën e regjistrimit të procedimit pasuror në korrik 2020.

Është e paqartë se si dy prokurorët e SPAK kanë arritur të administrojnë të dhëna për aktivitetin 22-vjeçar të një sipërmarrësi në një kohë kur institucionet e shtetit kanë filluar lejet e zakonshme dhe kur afati minimal për kthimin e përgjigjeve nga hipotekat, tatim taksat dhe institucionet e tjera në raste të ngjashme ka qenë dy javë deri në një muaj.

Si bazë për sekuestrimet prokuroria e posaçme përmend aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga të cilat ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie se shtetasi Ylli Ndroqi ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

Në kërkesën e prokurorisë për vendosjen e sekuestros, por edhe në vendimin e gjykatës, nuk evidentohet asnjë provë apo fakt që të argumentojë urdhrin për bllokimin e mediave.

Afati 11 ditor në të cilin është vepruar krijon qartë idenë e një nxitimi të prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Prençi për tu marrë me këtë çështje, në një kohë kur në SPAK, ndodhen të harruara në sirtarë mbi 600 procedime pasurore që janë në kufirin e skadimit të afateve ndërkohë janë lënë mënjanë për të përqendruar gjithë vëmendjen tek hetimi dhe sekuestrimi i dy organeve mediatike.

Vendimi i SPAK bëhet edhe më i diskutueshëm në kushtet kur si bazë ligjore citohet ligji Nr. 10192, datë 03.12.2009, në një kohë kur episodet e pretenduara kanë ndodhur në vitin 1998, duke e bërë të pazbatueshëm dhe pa asnjë efekt dispozitën në fjalë.

Një tjetër fakt që ngre pikëpyetje në lidhje me këtë çështje është edhe shpejtësia me të cilën kanë vepruar prokurorët Dritan Prençi e Vladimir mara pas datës 21 korrik, duke kryer një hetim të pretenduar voluminoz ndaj presidentit të Yldon Media Group, në të njëjtën kohë kur kanë përgatitur edhe dosjen ndaj 22 komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017 në Shijak për të cilën dorëzuan urdhër-arrestet në gjykatë në datën 28 korrik dhe ku rezultoi se mes personave të shpallur në kërkim ishin edhe dy të vdekur.

Në vendimin e sekuestrimit të dy mediave, nuk citohet asnjë ekspertizë kontabël dhe asnjë raport financiar që të mbështesë pretendimet për pasuri të pa justifikuara, një veprim ky bazik i kërkuar për raste të ngjashme nga kodi i procedurës penale.

Për më shumë l...

Share This Video


Download

  
Report form