Deshton tenderi per dhenien me koncesion te TEC-it te Vlores

RTV KLAN 2020-02-17

Views 5

Qeveria nuk ka arritur që të përzgjedhë asnjë nga kompanitë ndërkombëtare, që hynë në garë për të marrë me koncesion riparimin e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimin e tubacionit të gazit nga Fieri për në Termocentral.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur anulimin e tenderit, një vit pas hapjes së garës për dhënien me koncesion të tij për 20 vjet.

Në dokumentet e depozituara në Agjencinë e Prokurimit Publik, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave argumenton se asnjë prej shoqërive që paraqitën oferta, nuk ka përmbushur kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Televizioni Klan ka mësuar se ishin tre kompani që shfaqën interes për marrjen për shfrytëzim të termocentralit, në këmbim të rehabilitimit të tij: turkja ?Celik Enerji?, ?Mytilineos Holdings ?, një firmë greke në fushën e prodhimit të energjisë elektrike dhe ?IE Energy?, me seli në Izrael.

Negociata të gjata janë zhvilluar me turqit e ?Celik?, të cilët në fund janë tërhequr nga gara, dhe pa sukses kanë rezultuar bisedimet edhe me kompaninë greke. Firma izraelite është skualifikuar që në fillim, pasi ofroi një çmim 8 milion euro më të ulët për investime, se vlera e përcaktuar në tender.

Gara për të dhënë me koncesion TEC-in e Vlorës, u hap ditën e fundit të vitit 2018-ës, pas një historie të madhe dështimi, ku investimi prej 110 milion eurosh, që bëri qeveria përmes një kredie të Bankës Botërore përfundoi në vitin 2011, por pa u vënë asnjë ditë në punë.

Nëse vepra do të punonte me naftë, kostoja e prodhimit të energjisë do të rezultonte disa herë më e madhe se energjia nga uji dhe dielli, ç?ka detyron që të ndryshohet turbina nga naftë në gaz natyror që do të blihet nga TAP. Këtë vit gazsjellësi transadriatik do të futet në operim, por ende Tec-i Vlorës nuk mund të vihet në punë për të prodhuar energji.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form