#rtvora #oranews
Një qytetar sulmoi me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është sulmuar nga një qytetar, paraditen e sotme, kur ishte pranë objektit të Qeverisë së Kosovës
Në videon e shpërndarë nga mediat lokale dëgjohet një person që thotë ?Taksën nuk bën me e heq?, duke iu referuar tarifës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë të cilën kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti tha se do ta zëvendësojnë me reciprocitet të plotë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media e quan sulmin ?akt të ulët të papranueshëm".
?Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtet-formuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politik-bërje dhe udhëheqje të vendit?, thuhet në reagim.
Tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si kundërpërgjigje, siç është thënë, ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për tërheqjen e njohjeve të saj.
Nderkohe Albin Kurti është deklaruar se do të heqë taksën kundrejt reciprocitetit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mos-e-hiq-taksen-sulmohet-me-veze-zvkryeministri-i-kosoves
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp