Tirana U-17 “shpartallon” Partizanin dhe fiton Kupën e Shqipërisë!

Top Channel Albania 2020-02-26

Views 2

Tirana është fituese e Kupës së Shqipërisë U-17 për sezonin 2019-2020. Finalja e luajtur ditën e sotme në stadiumin ?Selman Stërmasi? kishte vendosur përballë Tiranën dhe Partizanin, në një derbi kryeqyteti që është mbyllur me fitoren 4-0 të bardhebluve të drejtuar nga trajneri Migen Memelli.

Pjesa e parë ka filluar me gol, me Tiranën që arriti të gjej golin e parë në minutën e 11-të me anë të Mecullit. Pavarsisht rasteve dhe sulmeve të Partizanit, rezultati nuk ndryshoi. Pjesa e dytë u dominua totalisht nga bardheblutë që shënuan 3 gola të tjerë me Mecullin në të 58-tën, dhe dopietën e Bircaj në minutat 65-të dhe 86-të. Ekipet finaliste zbritën në fushën e lojës me këto formacione:

Tirana: Kozi; Velo; Blaceri; Gjuzi; Meculi; Markoci; Karaj; Ceka; Alla; Guci; Çereni.

Partizani: Marku; Sota; Peqini; Ciku; Buxhelaj; Dezhgiu; Qehaja; Perlala; Shiba; Meraj; Seitaj.

Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga anëtari i Komitetit Ezekutiv të FSHF, z. Bardhyl Jera. Ditën e dielë, në datë 1 Mars, do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë për U-19, Tirana-Shënkolli, e cila do të zhvillohet në Air Albania Stadium duke filluar nga ora 17:00.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tirana#Kupa#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form