"Sot u ndërmor një nismë për të pastruar liqenin dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në mënyrë vullnetare për të dalë në mënyrë vullnetare për të pastruar sado pak dhe sa të kenë mundësi".
"Është një nismë e ndërmarrë nga Unioni i Gazetarëve dega Kukës, për të pastruar liqenin, i cili prej disa ditësh është i tejmbushur nga mbeturinat. Deri më sot askush nuk e ka bërë një nismë të tillë, por ne si gazetarë iu bashkuam kësaj thirrje dhe vendosëm që sot t'ja dedikojmë pastrimit të qytetit. Zoti na ka përkëdhelur, sepse na ka dhënë diçka të bukur siç është pasja e një liqeni dhe pse jo ne duhet të bëhemi bashkë për ta mbajtur sa më të pastër".
Çdo vit ndodh ndotja e liqenit të Fierzës nga mbeturina që vijnë nga Kosova e Maqedonia. Aktualisht niveli i Liqenit është mbi 280 m për shkak te shirave të rëna ne tre ditët e fundit.