Top News - Vrau vajzën dhe dhëndrin/ Habit Osman Shaptafaj: Jam i pafajshëm

Top Channel Albania 2020-05-15

Views 2

Osman Shaptafaj, i cili akuzohet se vrau vajzën bashkë me burrin e saj në Melburn të Australisë, e ka deklaruar veten të pafajshme për shkak të pretendimeve se vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Teksa seanca gjyqësore është kryer me skype në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn, për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, Osman Shaptafaj pohoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ai pretendoi se kishte probleme mendore, kur qëlloi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Vetoni 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Ndaj Shaptafaj rënduan dy akuza për vrasje, ai e deklaroi veten jo fajtor për shkak të shëndetit mendor. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OsmanShaptafaj#Australia#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form