Shembja e teatrit, Veliaj: Nje pjese e ambasadoreve me kane kerkuar ndjese

RTV KLAN 2020-05-18

Views 1

Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha në ?Opinion?, në Tv Klan, se disa prej ambasadorëve i kishin kërkuar ndjesë për komentet e tyre, ndërsa disa të tjerë i kishin thënë se shoqërisë civile i kishte dalë hakut sa i përket dialogut para shembjes.

Blendi Fevziu: Për dhunën thatë nuk jam drejtor i policisë dhe nuk më takon mua ta komentoj, por e komentuan të gjithë ndërkombëtarët, që nga ambasadori i BE, këshilli i Europës, ambasadori gjerman në Tiranë, që thanë se dhuna ishte e papranueshme, thanë ne sugjeruam dialog mes shoqërisë civile dhe shtetit dhe ky dialog nuk u bë. Tani ju thoni se godina nuk restaurohej, ndërkohë Europa Nostra zyrtarisht ka thënë se është e gatshme të financojë një pjesë të konsiderueshme të restaurimit të Teatrit Kombëtar. Pse mos t?i merrnim këto lekë nga Europa dhe ta restauronim?
Erion Veliaj: Ajo që jam duke thënë është se Instituti i Ndërtimit jep këtë rekomandim, në Shkollën Sami Frashëri bëmë të njëjtën gjë dhe askush nuk bëri këtë krahasim. Në raste të ngjashme është vepruar po njësoj dhe është kërkuar ndihma e policisë. Me komunitetin ndërkombëtar, meqë ju përmendët s?ka pasur dialog, kjo është e pavërtetë, ta korrigjova, është e pavërtetë, ka pasur 12 seanca...

Blendi Fevziu: Ju citova komunitetin ndërkombëtar, nuk e verifikova...
Erion Veliaj: Sigurisht dhe jua shpjegova, një pjesë e tyre janë ambasadorë të rinj, një pjesë e tyre më kanë kërkuar edhe ndjesë pasi ju çova evidencën se vetëm tek dy hotele në Tiranë, Tirana dhe Plaza...
Blendi Fevziu: Më thoni një ndërkombëtar që e ka përshëndetur...
Erion Veliaj: Sigurisht që optika e diçkaje që bie, që rrënohet...Ajo që jam duke ju thënë është se pasi u informuan, shumica e ndërkombëtarëve, që kryetari i bashkisë para se të fillonin detyrën si ambasadorë kishte qenë 12 herë në 12 seanca, ishte tërhequr nga kulla mbi teatër, nga bashkëpunimi me privatin, atëherë me të drejtë thanë epo u paske dalë borxhit. Jemi në një situatë ku të gjithë janë sqaruar për dialogun që ka ekzistuar si kurrë më parë. /tvklan.al


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS