Partitë shqiptare arsyetojnë datat në të cilat pretendojnë se duhet mbajtur zgjedhjet parlamentare. Në emisionin ?Rruga drejt?, përfaqësuesit politik shkëmbyen akuza mbi përcaktimet e datave në bazë të interesave ditore. BDI është për zgjedhje edhe në shtator, por qëndrimi përfundimtar varet nga numri i të infektuarve.
Vazhdojmë të mbetemi të varur nga numrat dhe ato nuk i krijon BDI por ato janë nga testimet dhe infektimet -deklaroi Arta Bilalli-Zendeli, BDI.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se më 26 korrik qytetarët do të ishin edhe psiqikisht të përgatitur për zgjedhje.
Zgjedhje që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, zgjedhje me të cilat fitojnë legjitimitet institucionet, zgjedhje për stabilitetin e vendit. Besojë e ajo duhet të jetë psiqikisht e përgatitur - tha Arben Llabënishti, Alternativa.
Lëvizja Besa kërkon zgjedhje në përputhje me kushtet klimatike.
Ne e dimë se nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit është kulmi i temperaturave më të larta në vend - u shpreh Binas Pajaziti, Lëvizja Besa.
PDSH kërkon të respektohet afati kushtetues dhe zgjedhjet të mbahen më 21 qershor.
Adrian Kerimi