Alketa Vejsiu rrëfeu mbrëmjen e kësaj të hëne një peng të vogël nga Festivali i 58-të i Këngës në fundvit.
?Më mbeti një peng i vogël nga Festivali i madh që drejtova në fund të vitit, kisha në fakt një ide që e ruaja prej vitesh që nëse do ta prezantoja unë një ditë, kisha shumë dëshirë që në historikun e 58 viteve festival, të vendosja portretet e të gjithë prezantuesve që e kanë drejtuar këtë festival, vajza apo djem, zonja apo zotërinj?, tha Alketa Vejsiu ?Në Kurthin e Piter Pan?, ku të ftuar kishte një prej prezantueseve emblematike të RTSH-së, Ketrin Gjonçaj.
?Dhe meqë vjen nga një televizion ku kemi lindur shumë prej nesh që bëjmë televizion edhe sot, të përshëndesja 4 figura që për mua kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe gjatë gjithë fëmijërisë sime kanë influencuar mënyrën se si unë një ditë do të bëja televizion. Doja të të përshëndesja ty (#KetrinGjonçaj) në radhë të parë, #ZerinaKuke, #SilvanaBrace dhe #ArianaQatipi, ku për herë të parë thashë se do të bëhem kjo që jam bërë sot dhe të gjithë gazetarët, prezantueset, prezantuesit që kanë asfaltuar rrugën për ne, gjeneratën tjetër që të shkelim atje pastaj komod.?/tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/