Rudina Hajdari: Ranë dakord për çështje fare pa rëndësi, erdhën aty si ato vajzat që japin motin….

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 0

Rudina Hajdari pas deklaratës së Damian Gjiknurit, Oerd Bylbashit dhe Petrit Vasilit, nuk duk se ishte aq e kënaqur sa palët e pëmendura.


?Folën aty dhe ranë dakord për gjëra fare pa rëndësi dhe i shesin sikur ça arritën?, tha ajo për mediat.

?Ne kemi çështje më të mëdha se kaq. Erdhën aty si ato vajzat që tregojnë kushtet atmosferike. Përveç propozimit të kahershëm që opozita parlamentare ka shtruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sot propozuam ligjin për referendumet, ligj që i jep fuqi qytetarit që të kishte më shumë vendimmarrje, nëse do e kishim këtë sot nuk do kishim një teatër të shkatërruar, por në këmbë.

I bëj thirrje Bashës dhe PD që të mbështesin këto dy propozime se këto aspirojnë për një Shqipëri demokratike, i bëj thirrje se nuk duhet të rikthehet në krahët e Ramës,këto janë dy zgjedhjet e tij, o do mbështese këto dy propozime, sepse jo vetëm që mbështetet nga aktivistë, çdo demokrat, qytetarë të thjeshtë, ne duhet të ecim para dhe të mos kthehemi prapa dhe Basha e ka veti sa herë që ka vështirësi shkon të krahët e Ramës, këtë radhë mos e bëni, mos i zhgënjeni demokratët nuk është koha e pazareve dhe marrëveshjeve?- tha ajo.

Lidhur me dyfishimin e buxhetit ajo ka thënë se këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë ?dhe minimumi që bëjnë është të shpjegojnë pse duan dyfishim t?i rrimë larg pazareve dhe ti japim shqiptarëve një gjë të vetme, o lista të hapura o të gjejmë mekanizëm që shqiptarët të zgjedhin me referendum?.



Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RudinaHajdari#PartiaDemokratike#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form