Grupi i artistëve kallëzim në SPAK për Teatrin: Të arrestohen Lleshaj, Veliaj dhe Veliu!

Report TV 2020-06-03

Views 0

TIRANE-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryebashkiakun Erion Veliaj, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Në kallëzim kërkohet pezullimi i punimeve dhe vendosja e sekuestros preventive mbi truallin. Gjithashtu ata kërkojnë arrestimin e Lleshajt, Veliut dhe Veliajt me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vrasjes së mbetur në tentativë.

Sipas tyre, në momentin e shembjes te Teatri ka pasur aktorë brenda dhe ndërsa kërkojnë shpjegime përse është përfshirë RENEA në operacionin e 17 majit. Po sipas artistëve 'si pasojë e ngutjes për prishjen e teatrit është dëmtuar sistemi TIMS për afro një javë', por pak ditë më parë policia e përgënjeshtroi.Pas depozitimit të kallëzimit, regjisori Robert Budina u shpreh se "Ne presim të fillojë hetimet dhe këtë dosje do ta përkthejmë dhe do e çojmë për hetim ndërkombëtar. Do të vijë dita që do të bëhet një lëvizje e madhe". SPAK e ka marrë kallëzimin, tashmë pritet të verifikojë nëse ka elementë të veprës penale. Ndoshta dosja mund ti bashkohet kallëzimeve të mëparshme, qëpo hetohet nga prokurori Edvin Kondili në SPAK. Në kallëzim theksohet se disponohen prova me pamje filmike që artistët janë dhunuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS