Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Një nga deputetët e qytetit të Vlorës, por njëkohësisht dhe kryetar i parlamentit shqiptar Skëder Gjinushi ka komentuar sot për Tv Klan vizitën e paralajmëruar të kreut demokrat Berisha në qytetin e Vlorës.
Skëder Gjinushi, Kryetari i Parlamentit:- ?Ne nuk meremi se ku shkon dhe ku nuk shkon Berisha, por ashtu si për Shqipërinë edhe për Vlorën vlerësojmë që Berisha nuk është i mrëpritur dhe e dimë shumë mirë që opinioni vlonjat ka një urrejtje ndaj Berishës. E quan përgjegjës për të gjitha ça ka ndodhur në Vlorë veçanërisht gjatë vitit ?97. Pastaj në gjithë fjalorin ne shofim se ka fjalë për hakmarrje, nxitje për konflikte, kështu që dhe kjo vizitë nuk mund të ketë synim tjetër përveçse të nxisi konfliktet, të ringjalli emocionet e ?97?.
Gazetarja:- Zoti Gjinushi ju ç?mund ti thoni popullit të Vlorës si deputet më shumë se Berisha dmth, çfarë keni bërë për Vlorës?
Skëder Gjinushi, Kryetari i Parlamentit:- ?Të thënat tona nuk ngjajnë fare me të thënat e Berishës, pra s?mund të bësh krahasim, sepse ne kudo përpiqemi të shpjegojmë programin tonë dhe gjithashtu të shpjegojmë se kush kanë qenë shkaqet kryesore të krizave të mëdha shqiptare, sidomos të krizës së ?97?./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/