Kushner thirrje Berishes per viziten e tij ne Kosove (13 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-18

Views 0

"Zoti Berisha ju nuk duhet të vini në Kosovë." Vetë kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë Benard Kushner, i ka kërkuar sot zyrtarisht kryetarit të Partisë Demoratike Sali Berisha, të anullojë vizitën e tij të parashikuar nesër në Kosovë. Zëdhënësja e UMNIK-ut Susan Manuel, ka konfirmuar përpara pak minutash nga Prishtina për Televizionin Klan, se zoti Kushner i ka dërguar sot një letër zotit Berisha duke i kërkuar atij që këtë herë mos të vijë në Kosovë për arye sigurie.
Burime të tjera nga Prishtina deklaruan gjithashtu se trupat e KFOR-it kanë urdhër ti komunikojnë liderit Berisha se ai nuk mund të hyjë në Kosovë. Selia qendrore e Partisë Demokratike në Kosovë tha para pak çastesh për Televizionin Klan se nuk është në dijeni të një njoftimi të tillë dhe se zoti Berisha ndodhet në Kukës. Prej andej pritet që kreu demokrat të tentojë të kalojë kufirin në orën 08.00 të mëngjesit në pikën e Morinës për të vijuar vizitën tij në Prizren, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form