KPD -ja e Partise Socialiste mblidhet ne Vlore (19 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-05

Views 0

Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste do të mblidhet me 24 Maj në qytetin e Vlorës. Kështu pas takimit të fundit në Korçë, socialistët kanë vendosur të udhëtojnë me mbledhjet e tyre në të gjithë vendin për ti treguar elektoratit se jeta e partisë më të madhe në pushtet duhet të jetë aktive në të gjithë territorin e Republikës.
Ky vendim i Partisë Socialiste ka qënë krejt i papritur ndërkohë që ishte vendosur që KPD-ja të mblidhej në Tiranë. Kështu socialistët do të zbresin në Vlorë pas kreut demokrat Berisha i cili zbritjen e tij e realizoi me një miting. Por ndryshe nga Berisha socialistët nuk do të mblidhen në sheshin e Flamurit, por në një sallë të mbyllur ku do të diskutojnë rreth punës 3 vjeçare të qeverisë. Më tepër se një karshëllik ndaj Berishës socialistët duket se do të shkojnë në Vlorë të gjithë bashkë dhe për ti treguar këtij qyteti se çfarë kanë qënë në gjendje të japin gjatë këtyre 3 vjet qeverisje.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form