Përpara se të mësohej abuzimi i 15-vjeçares, për të cilën ndodhen në pranga 4 persona, midis tyre edhe roja e shkollës, Ministria e Arsimit ka patur dijeni dhe është informuar zyrtarisht se më herët po në këtë shkollë kishte ndodhur një skandal tjetër seksual, që është mbyllur brenda pak orësh dhe mbas kësaj nxënësi se raportohej se kishte abuzuar me një vajzë në klasën e tetë është kthyer sërish në bankat e shkollës.
Bëhet fjalë për shantazhimin e një 14-vjeçareje dhe më pas abuzimin e saj në tetor të vitit 2018, kur njëri nga të dyshuarit me inicialet R.O., u arrestua së bashku me rojën. Ky rast u bë publik një ditë më parë nga Top Channel, ndërsa konfirmohet edhe nga ish drejtori i shkollës, tashmë i pezulluar.
?Është paraqitur në zyrën time personi për ankesë, në mënyrë të menjëhershme është respektuar gjithë procedura. Kemi denoncuar në organet e policisë së shtetit?.
Ministria e Arsimit u vu në dijeni me email dhe në të gjitha procedurat dhe këtu është mbyllur e gjitha, pa asnjë reagim.
Rezulton se Ministria e Arsimit është vënë në dijeni për këtë abuzim në shkurt të vitit 2018, pak muaj para se të abuzohej vajza tjetër.
Top Channel disponon dokumenta që tregon se si mësuesja kujdestare dhe psikologia raportuan abuzimin e fëmijës që tregoi se ishte kërcënuar duke u shantazhuar përmes një fotografie e më pas ishte abuzuar në një banesë të pabanuar.
Më pas fëmija, mohoi çdo gjë dhe askush nuk hetoi se çfarë po ndodhte, që nëse do të ishte investiguar do të kishte sjellë shpëtimin e të miturës tjetër.
Familjarët e 15-vjeçares të abuzuar janë larguar, shkaqet janë të ndryshme. Shtëpia e të miturës ndodhet shumë pranë shkollës ku ajo presupozohej që të arsimohej por në të vërtetë ajo po abuzohej nga roja e shkollës edhe disa të rinj,të gjithë ata banues në lagjen ku vajza u rrit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Skandali#MinistriaeArsimi#TopChannel