Në bazë të mandatit të legjitimuar nga rezoluta 12-44 e Kombeve të Bashkuara, misioni i OKB-së në Kosovë ka vendosur prej mëse 9 muajsh të fillojë me regjistrimin e mjeteve në këtë vend. Që në datën 30 Shtator, UMNIK-u ka filluar me punësimin e punonjësve të kualifikuar për zhvillimin e suksesshëm të këtij procesi duke arritur deri në fazën e fundit që është regjistrimi i automjeteve.
Procedura e regjistrimit të një automjeti fillon me doganimin e tij. Me regjistrimin e automjetit duke vazhduar më pas pagimin e siguracionit dhe me marrjen e targave. Kosovarët duket të jenë të interesuar të regjistrojnë automjetet e tyre dhe pse për disa çmimet janë të papërballueshme. Kështu vetëm procesi i regjistrimit kushton nga 170-650 deutchmarka ndërsa taksat për doganim shkojnë mga 300-2000 deutchmarka.
Deri tani janë të hapura disa pika regjistrimi në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë. Megjithatë zyrtarët e UMNIK thonë se shumë shpejt do të hapen disa pika të tjera në komuna të ndryshme të Kosovës. Tashmë janë vetëm dy firma private të cilat kanë fituar tenderin për të kryer siguracionin e automjeteve ndërsa sipas shefit të dokumentave civile të ceshtjes së pronësinë pranë UMNIK-ut Hoze, janë të paktën 3 kompani të tjera të cilat mund të fillojnë së shpejti me siguracionin.
Punonjësit e pikës së regjistrimit në Prishtinë thonë se në këtë pikë regjistrohen 250 persona në ditë. Ajo që është më e rëndësishme është se të gjitha paratë e mbledhura nga ky proces i kalojnë buxhetit të Kosovës.
Gazetare: Mirela Milori
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/