Mësimdhënësit dhe nxënësit flasin për vështirësitë e mësimit online

alsatmtv 2020-06-10

Views 1

Të mërkurën përfundon viti shkollor. Lamtumira shkollës, mësimdhënësve dhe shokëve, këtë vit do t?i jepet përmes formës online ashtu siç edhe u realizua mësimi. Tre muajt e fundit të mësimit nga distanca u shoqëruan me shumë vështirësi të ndryshme si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit. Fatkeqësisht, një numër i madh i nxënësve nuk u përfshinë aspak në këtë formë mësimi për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Sipas SASHK-ut, analizat dhe rezultatet do të tregojnë se sa ka qenë i suksesshëm ky vit i jashtëzakonshëm shkollor.

Mënyra e këtillë ndoshta duhet të mendohet që urgjentisht të përfshihet në mësimin e rregullt. Ka hapësire për të menduar dhe vlerësoj që një kombinim i mësimit tradicional dhe formave e mënyrave të reja për mësim do të kishin sjell rezultate - deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Mësimdhënësit pranojnë vështirësitë e shumta. Vërejtjet më të mëdha kanë të bëjnë me mospërfshirjen e të gjithë nxënësve në mësimin online.

Për ata nxënës që nuk janë kyçur në rrjet apo në këtë mësimin online, besoj se ato do të ngecin pak me mësime. Klasa ime numëron 25 nxënës, aktivë i kam pas 15 nxënës - tha Remzije Memeti, Sh.F. ?Dituria? Likovë.

Një sërë vërejtjesh dhe kritika kishte edhe Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Mësimi nga distanca ka krijuara një kaos të madh tek nxënësit dhe mësimdhënësit sepse është hera e parë që përballen me një lloj mësimdhënie të re - u shpreh Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

Për shkak të përhapjes së virusit korona shkollat u mbyllën më 11 mars. Nxënësit dhe mësimdhënësit, procesin mësimor e zhvilluan nga distanca. Mësimi u realizua përmes platformave të ndryshme, varësisht zgjedhjes dhe mundësive të mësimdhënësit dhe nxënësve.

Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS