Për aq kohë sa nuk mundësohet ndjekja e mësimeve me prezencë fizike, nuk do t'i lejojmë fëmijët tanë të ndjekin mësimet përmes internetit, thonë prindërit e nxënësve nga shkolla fillore "Ekrem Jakupi" në fshatin Koroshishtë të Strugës. Sot përmes protestës paqësore së bashku me fëmijët, shprehën pakënaqësinë e tyre nga ky vendim.