#tvora #rtvoranews
Gjashtë aksidente rrugore janë regjistruar në vend, si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shpejtësisë së lartë. Nga aksidentet 4 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët i janë nënshtruar ndihmës mjekësore. Problematike mbetet aksidentimi i çiklistëve, ku dy raste u shënuan në Tiranë ku shoferët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Pak reshje në vend kanë mjaftuar që në rrugë të regjistrohen disa aksidente në një kohë të shkurtër.
Vetëm paraditen e të mërkurës (17 qershor), në Tiranë, Elbasan dhe Kavajë u regjistruan 6 aksidente. Si pasojë e përplasjeve mbetën të lënduar 4 persona, mes të cilëve ishin dy vajza të cilat lëviznin me biçikletë.
Ato u përplasën tek sheshi "Karl Topia" dhe në unazë të re nga persona ende të paidentifikuar të cilët pas përplasjes janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në Kavajë policia shprehet se në zonën e quajtur "Unaza e vjetër" ish punonjësi i policisë Murat Xhahysa ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një shtyllë, në afërsi të një karburanti.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/reshjet-e-shiut-shkaktojne-6-aksidente-ne-pak-ore
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv