#rtvora
Mbikalimi i Fllakës mbetet një pikë e zezë për aksidente në Autostradën Tiranë-Durrës. Dy burra u aksidentuan për vdekje mbrëmjen e djeshme, ndërsa shkak dyshohet se ishte gjendja e rrugës dhe shkelja e rregullave të qarkullimit.
Gjendja e rrugës, mungesa e ndriçimit natën dhe shkelja e rregullave të qarkullimit u bënë shkak për aksidentet që u morën jetën dy burrave.
Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 21:45, pranë mbikalimit të Shën Vlashit ku një 55 vjeçar u përplas për vdekje nga një trajler teksa po qarkullonte me biçikletë.
45 minuta më vone, një burrë rreth të 50-tave u përplas për vdekje nga një makinë teksa tentoi të kalojë autostradën.
Të dy viktimat sipas policisë janë ende të paidentifikuar.
Drejtuesit e mjeteve u shoqëruan për sqarimin e rrethanave të aksidenteve dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidenteve të radhës në këtë pikë pike problematike të autostradës.
Siç tregojnë këto pamje, makinat që dalin nga autostrada për tu futur në mbikalim përballen me rrugën e dëmtuar, çka i detyron të ulin shpejtësinë.
Por këto manovra rrisin duke u rritur rrezikun për aksident nëse shoferi që vjen pas nuk ka kujdes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbikalimi-i-fllakes-pike-e-zeze-aksidente-2-te-vdekur-ne-pak-ore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz