“Art në kafaz”/ Ekspozitë në kushtet e pandemisë në Durrës

Top Channel Albania 2020-06-21

Views 1

Mbrëmjen e së shtunës u çel në galerinë e arteve pamore të Durrësit ekspozita ?Art në Kafaz?.


Një ekspozitë ndryshe, e diktuar nga pandemia dhe pas daljes nga kafazi i izolimit, por që u mirëprit nga dashamirësit e artit. Nën idenë dhe kurimin e Anna Ninës, dhjetë artistë durrsakë u bënë bashkë për të ndarë me publikun përjetimet e tyre gjatë izolimit të formësuara në art dhe për të përcjellë përmes larmisë së ngjyrave dhe tematikës vazhdimësinë e jetës.

Në muajt e karantinës më erdhi ideja të organizoja diccka, një rikthim të jeës në ngjyra dhe art duke kontaktuar artistët durrsakë. Arti është një tjetër pasion i imi, jo vetëm deti.?, tha Anna Nina, Kuratore.

Ana tregon se fuqia e imagjinatës dhe artit nuk e ndali jetën dhe në kushte të pazakonta.

?Për mua karantina ishte një periudhë shumë interesante. Lundrova sërish, pikturova. Në det zakonisht lexoj, po këtu dhe pikturova. Kam dhe dy punime të miat në ekspozitë dhe jam e lumtur që artistët e pranuan menjëherë idenë time.?, tregon ajo.

Në këtë ekspozitë vijnë me punimet e tyre të realizuara gjatë kohës së karantinës piktorët Elio Bajramaj, Asel Kryemadhi, Bajram Sallaku, Erisa Bekteshi, Marjana Goxhabelliu, David Kryemadhi, Klajdi Gjymenga, Anna Nina dhe skulptorët Erisa Bekteshi dhe Ivo Moja.

Moja vjen në këtë ekspozitë me një instalacion që sjell artistikisht në vëmendje përmes evokimit të historisë pasojat e tërmetit në shpirtrat njerëzore dhe godinat e Durrësit. Realizuar me materiale të ndryshme, ky instalacion, ku dallohen tre elemente simbol të lashtësisë së kombit: kolona, kapiteli dhe mburoja ilire, vjen si dëshmi e historisë që përsëritet, po nuk të mposht.

?Kam dashur të shpreh një pjesë të emocionit që ndjemë gjatë periudhës së tërmetit, pasojat që na la brenda shpirtit tonë, vuajtjet, po dhe faktin që historia po përsëritet. Dua qëpër arkeologjinë të bëhet më shumë dhe njerëzit t?a duan më shumë artin. Unë jam punonjës në muzeun arkeologjik dhe do t?ia dhuroj muzeut këtë vepër.?, thotë ai.

?Art në kafaz? nuk është vetëm një ekspozitë për të mos u humbur, po dhe një ftesë për t?iu kthyer normalitetit dhe dashurisë për të bukurën.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs...

Share This Video


Download

  
Report form