Ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale një postim në Twitter I gazetares dhe moderatores së njohur italiane, Rita Dalla Chiesa.
? Kinë, nis festivali i mishit të qenit në Yulin: mijëra kafshë të masakruara. Një mizori e paimagjinueshme. Është mëkat vdekjeprurës të dëshirosh zhdukjen e popullit kinez?? , ka shkruar Dalla Chiesa, e cila është një mbrojtëse e flaktë e kafshëve. Edhe pas stuhisë së reagimeve që ngjalli ky postim, gazetarja nuk u tërhoq nga e saja.
? Nuk kthej mbrapsht asnjë fjalë edhe pse e di që ka shumë aktivistë në Kinë që përpiqen ta evitojnë këtë genocide. Kjo gjë nuk mund të tolerohet më?, tha ajo për agjensinë e lajmeve Adnkronos. Vullnetarët në një strehë qensh në Pekin sakaq po trajtojnë me dhjetëra kafshë të shpëtuara nga therja në festivalin e shumëdiskutuar. Eventi i përvitshëm në Yulin shkakton përherë zemërimin e aktivistëve të të drejtave të kafshëve, të cilët këtë vit kanë shpresuar që epidemia e koronavirusit të jetë fundi i një tradite që ata e shohin si mizore. Mishi i qenve tradicionalisht në disa pjesë të Kinës konsiderohet si i mirë për shendetin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RitaDallaChiesa#TopChannel