http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brukseli zyrtar nuk ka pranuar të komentojë ngritjen e aktakuzave nga ana e prokurorisë speciale për presidentin Hashim Thaci. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i komisionit europian, Piter Stano ka deklaruar se kjo nuk do të ndikojë në vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE. PETER STANO ZEDHENES I KE ?Tryeza është gati, datat do të përcaktohen, qëllimi kryesor është rifillimi i bisedimeve dhe i takon Kosovës të përcaktojë se me cilët do të përfaqësohet, pra ështëv një cështje e brendshme. Ne nuk do të komentojmë veprimet e prokurorisë speciale, sepse janë një institucion i pavarur.?Zëdhënësi i KE ka nënvizuar se zgjidhja për dialogun ka vetëm një rrugë, atë që kalon nga Brukseli. ?Kur flasim për normalizim të marrdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë kemi parasysh ndërmjetësimin nga ana e BE dhe nuk ka alternativë tjetër për këtë. Ne kemi siguruar angazhimin e të dyja palëve që bisedimet të nisin në korrik. E ardhmja e të dyja vendeve është në BE dhe kjo do të kalojë përmes dialogut. Anulimi i takimit në Uashington nuk ka asnjë ndikim në bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli. Ne do të vazhdojmë punimet. ?Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti ka takuar kete te enjte në Bruksel presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel si dhe kryesuesin e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister. Në fokus të bisedimeve ka qënë liberalizimi i vizave.