http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I pyetur nga gazetarët nëse pati një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Presidenti Ilir Meta e mohoi diçka të tillë.Gjatë konferencës mediatike, ai deklaroi se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes presidencës dhe mazhorancës që kjo e fundit të miratojë kandidaturën për kryetarin e KLSH, ndërsa Meta eurobondin.?Nuk ekzsiton asnjë marrëveshje e tillë, nuk kam ndërmend të merrem me thashetheme. Ju e dini fare mirë qëndrimin tim për eurobondin. Çdo gjë që është në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin, këtu firmoset menjëherë. Çdo gjë që ka probleme me Kushtetutën, kthehet për reflektim. Se çfarë vendimi merr Parlamenti, kjo është e drejta e Parlamentit. Unë jam I zhgënjyer për mosmiratimin e 3 kandidaturave të para.?Kandidatura e Arben Shehut u miratua të enjten nga mazhoranca qeverisëse në Parlament.