#tvora #rtvoranews
Këtë verë pushimet do të bëhen mes pandemisë së koronavirusit. Ndaj edhe qendrat shëndetësore verore, do të kenë infrastrukturë edhe për të përballuar rastet e dyshuara me koronavirus.
Që prej 15-qershorit në Shëngjin është ngritur qendra shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në këtë zonë turistike.
Shërbimi ofrohet përgjatë 24 oreve, ndërsa është krijuar dhe infrastruktura e nevojshme për tu përballur me rastet me Covid-19.
"Ka pasur më pak krahasuar me 2019 sepse njerëzit janë të frikësuar. Por gjithësesi të gjithë pushuesit që mund të paraqiten në bregdetin e Shëngjinit janë marrë të gjitha masat nga Ministria e Shëndetësisë për të ofruar një shërbim të sigurt 24 orë në 7 ditë të javës."
Fluksi i pacientëve përgjatë qershorit ka qenë i paktë, ndërsa këshilla kryesore e mjekëve është për të respektuar protokollin anti koronavirus edhe në plazh.
"Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast të dyshuar me Covid. Të përdorin maskë në çdo moment kur nuk respektojnë distancimin social dhe të mbajnë një higjienë sa më të pastër vetjake."
Numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje gjatë ditëve të fundit, por me shqetesim nga ana tjetër po shihet me shqetesim edhe rritja e të prekurve me koronavirus.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/plazh-mes-pandemise-qendrat-shendetesore-verore-masa-rastet-me-covid-19
Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv