Qeveria duhet të përcaktojë qartë kriteret mbi të cilat një grup njerëzisht mund të aplikojë për t?i shpallur minoritet, thonë historiania Eleni Kocaqi dhe profesor Përparim Kabo. Në një takim me dyer të mbyllura, krejtësisht të pa lajmëruar për mediat, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dëgjoi ekspertë për të plotësuar kështu projektvendimin që i hap rrugë krijimit të një minoriteti nga aplikimi i më shumë se 300 vetave. Kabo dhe Kocaqi thonë se duhen qartësuar kriteret demografike dhe historike të aplikuesve.
Debati që shoqëroi projektvendimin për minoritetet, ka bërë që qeveria të ulë në tryezë ekspertët për të përcaktuar qartë aplikimin e shumëpërfolur: Të mbi 300 vetave për t?u shpallur pakicë kombëtare.
eksa shumë akademikë e quajnë të mbyllur çështjen e minoriteteve, profesori Përparim Kabo dhe historiania Eleni Kocaqi, thonë se ka disa kritere të panegociueshme mbi të cilat një grup njerëzish mund të fitojnë statusin minoritar.Â
MBI FAKTE HISTORIKE E DEMOGRAFIKE
?Ajo është një çështje demografike, nëse ato 300 nuk e kanë të dokumentuar kombësinë joshqiptare, si ju lind e drejta të shpallen minoritet, ku e morën atë, ka kritere. Çdo njeri ka të drejtën të shpallë se kujt minoriteti i takon, por mbi kritere objektive. Të jesh pakicë do të thotë që në një territor të caktuar të vendit në raport me autoktonët të jesh shumicë demografike. Problemat janë se e drejta ndërkombëtare përcakton disa fakte historike dhe kritere objektive për të përcaktuar një minoritet, për shembull ti duhet të kesh një territor të caktuar historik dhe nëse ti je i shpërndarë në të gjithë territorin ti nuk mund të konsiderohesh minoritet, pra që ti duhet kesh një gjuhë por nëse ti njeh një komunitet si minoritet dhe ai nuk ka një gjuhë, ai nuk quhet minoritet sepse ka disa kritere ndërkombëtare të përcaktuara qartë?, thanë ata.
Por sipas tyre, problemet janë të mbartura nga ligji I 2017-ës.